Pasi fitoi çmimin si futbollisti më i mirë, Napoli vjen më një shkrim për Rrahmanin

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ky çmim i arritur nga Rrahmani është vlerësuar edhe nga skuadra e tij Napoli.

Napoli i ka kushtuar një shkrim të veçantë Rrahmanit pasi fitoi çmimin.

Kjo është bërë e ditur nga ana e faqes zyrtare të klubit italian.

“Amir Rrahmani është zgjedhur lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2021. Mbrojtësi i Napolit u shpërblye me çmimin nga Federata Kosovare në kuadër të manifestimit “Lauratët e viteve”. Rrahmani është te Napoli që nga vera e vitit 2020 dhe ka shënuar 3 gola me fanellën blu”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në Qershor të vitit 2024. Ai u transferua në Napoli nga Verona.