Foto: Fox sport/ Twitter

Milan fiton si mysafir, kalon në pozitën e katërt (Foto)

Milan ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Genoas vendase në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

Në pjesën e parë nuk pati gola, pasi loja ishte e barabartë si në posedimin e topit ashtu edhe për goditjet në portë, nga tri secili ekip.

Në pjesën e dytë “Djajtë e kuq”, u paraqitën krejtësisht më ndryshe se në pjesën e parë.

Fabio Borino kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 72’, pas asistimit të Andrea Contit.

Për rastin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Suso në minutën e 83’.

Pas kësaj fitore Milan rikthehet në vendin e katërt me 34 pikë.