Messi briliant në fitoren e thellë të Barcelonës (Foto)

Barcelona e ka mposhtur me rezultat të thellë Lyonin 5-1, në kuadër të ndeshjes së dytë kthyese në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Lojtari kryesor i Barcelonës në këtë ndeshje ishte Lionel Messi me dy gola dhe dy asistime.

Serinë e golave për Barcelonën e hapi Messi në minutën e 18’ nga penalltia.

Për rezultatin 2-0 u përkujdes Coutinho në minutën e 31’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë Lyoni e ngushtoi epërsinë në minutën e 58’ me Tousart.

Barça e riktheu epërsinë prej dy golave me Messin në minutën e 78’.

Për golin e katërt dhe të pestë të blaugranëve shënuan Pique në minutën e 81’ dhe Dembele në minutën e 86’.