Manchester United rikthehet te fitorja (Foto)

Manchester United është rikthyer te fitorja, duke e mposhtur Watfordin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 32-tën ë Premierligë, pas humbjes 2-0, në xhiron e kaluar ndaj Arsenalit.

Vendasit kaluan në epërsi me Marcus Rashford në minutën e 28’ pas asistimit të Luke Shaw.

Manchester United e dyfishoi epërsinë në minutën e 73’ me Martialin.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë me mesfushorin Doucoure në minutën e 90’.

Pas kësaj fitoreje Manchester United rikthehet në pozitën e katërt me 61 pikë.