Llapi vazhdon me fitore e mposht edhe Trepçën 89’ (Foto)

Llapi e ka mposhtur Trepçen 89‘ në kuadër të xhiros së 22-të në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 3-1.

Skuadra e Xhengis Rexhepit e nisi furishëm ndeshjen pasi në minutën e 7’ kaloi në epërsi me Valmir Veliun.

Trepça 89’ nuk u dorëzua dhe në minutën e 20’ e barazoi rezultatin me Gëzim Rusin.

Llapi e riktheu epërsinë me Ahmed Januzin në minutën e 32’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1.

Mysafirët kishin mundësi që ta barazonin rezultatin me Djibril Diaëaran në minutën e 53’ nga penalltia por ai u tregua i pasaktë duke e goditur traversën.

Sulmuesi anësor i Llapit, Festim Alidema shënoi në minutat shtesë për rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitoreje Llapi poziçionohet në vendin e dytë me 47 pikë.

Ll