Batatina i lumtur me fitoren e 100-të në Superligë

Llapi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 0-6 ndaj Ulpianës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri Batatina është shprehur i lumtur që e ka arritur fitoren e 100-të në Superligë me një fitore të thellë.

“Emocionet janë të mëdha fiton këtë ndeshje dhe e arrin fitoren e 100-të dhe do të jetë një kujtim i bukur. Kemi përgatitur ndeshjen mirë janë angazhuar maksimalisht. Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne. Ka qenë qëllimi të mos pranojmë gol dhe e arritëm qëllimin tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi, Batatina.

Pas kësaj fitoreje Llapi është ngjitur në vendin e shtatë me 12 pikë.

Në xhiron e radhës Llapi e pret në shtëpi Dritën.