Sistemi VAR nga 17 gushti nis edhe në futbollin e Kosovës

Sistemi VAR do të nis së funksionuari edhe në futbollin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, duke iu referuar mbledhjës së Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit në cilën u diskutua për ecurinë e përgatitjes së aftësimit dhe instalimit të sistemit VAR edhe në ndeshjet futbollistike kosovare.

“Ky sistem do të fillojë me ndeshjen e Superkupës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të vazhdojë edhe me ndeshjet e Superligës”, shkruan në web faqen e FFK-së.