Tre duele interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll

Pas dy dueleve të ditës së djeshme sot gjatë ditës zhvillohen edhe tre takime mjaft interesante në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Dukagjinit e rikthyer në elitë pret po ashtu ekipin e inkuadruar në Malishevën.

Dukagjini gjendet në pozitën e nëntë me 6 pikë kurse Malisheva në pozitën e pestë me 12 pikë të grumbulluara.

Ballkani i Bekim Isufit udhëton në një duel mjaft të vështirë në Gjilan, ku do të këtë punë kundër ish trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi që tash drejton Gjilanin.

Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 16 pikë të grumbulluara dhe në rast fitore do të ngitet në krye të tabelës ndërsa Gjilani ndodhet në pozitën e tretë me 13 pikë pas tetë xhirove të zhvilluara.

Ndërsa në Prishtinë në ‘’Fadil Vokrri’’, kampioni aktual Prishtina pret ekipin e Tahir Batatinës, Llapin që këtë sezon nuk e ka nisur mirë.

Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë më 10 pikë të grumbulluara ndërsa Llapi në pozitën e fundit në tabelë me gjashtë pikë.