Foto: Liverpool

Liverpool mposht Napolin, kalon në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve (Foto)

Liverpooli ka shënuar fitore minimale ndaj Napolit, me rezultat 1-0, në kuadër të Grupit C, në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mohamed Salah, në minutën e 34’.

Pas kësaj fitore Liverpooli e siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt, nga vendi i dytë me nëntë pikë, pasi në vendin e parë është PSG-ja me 11 pikë, e cila e mposhti Crvena Zvezden me rezultat 4-1 në Beograd.