Liverpool barazon me Evertonin dhe e humb vendin e parë në Premierligë (Foto)

Derbi ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit ka përfunduar pa fitues me rezultatin 0-0, në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë.

Ky barazim i ka kushtuar Liverpoolit, pasi e ka humbur vendin e parë në Premierligë.

Tani, Manchester City pozicionohet në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Liverpool të dytin me 70 pikë.

Në këtë ndeshje nuk u inkuadrua fare në lojë Xherdan Shaqiri.

Në xhiron e ardhshme Liverpool do të luajë si vendas në “Anfield” me Burnleyn.