Foto: FFK

Kosova U21 në grup me Shqipërinë dhe Anglinë

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021 për kombëtaret U21.

Kosova do të jetë pjesë e Grupit 3, së bashku me Shqipërinë, e ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra.

Në tërheqje të shortit, FFK-ja u përfaqësua nga drejtori teknik, Michael Nees dhe menaxheri i kombëtares U21, Zgjim Sojeva.

Fushata kualifikuese nis më 18 mars 2019, derisa mbyllet më 13 tetor të vitit 2020.

Grupi 3 – Anglia, Austria, Turqia, Kosova, Shqipëria, Andorra.

Foto: FFK