Memli Morina, gjinekolog.

Këshillat e Mjekut: Lindja vaginale vs lindja cezariane

Kohëve të fundit është rritur numri i grave që kryejnë lindjet me prerje cezariane, një në tre gra lind në këtë mënyrë qoftë për shkak të indikacioneve apo për shkak të zgjedhjes së nënave.

Mjeku gjinekolog obstetër, Memli Morina, tregon për KALLXO.com se mënyra e preferuar e lindjes është ajo vaginale. Por, sipas tij lindja, me operacion nuk është lindje jo normale dhe kur ka indikacione ajo duhet të bëhet për hir të shëndetit të nanës dhe fëmijës.

“Qëllimi i lindjes me operacion është të shmanget ndonjë komplikim, nëse nuk ka asnjë komplikim asnjë problem atëherë mënyrë e preferuar është ajo vaginale. Të mirat e lindjes vaginale janë të mira për shkak të nënës dhe për shkak të bebes një grua shtatëzënë nëse ka lindje vaginale përkundër faktit që është shumëfish më e gjatë se ajo me operacion procesi i dilatimit mund të zgjatë 15-18 orë mirëpo menjëherë pas lindjes ajo grua e mer veten shumë shpejtë dhe të nesërmën i rekomandohet të shkoj në shtëpi sepse nuk ka nevojë të qëndroj në spital”, thotë Morina.

Ai thotë se pas lindjes me prerje cezariane ndodhë që nana të ketë kokëdhimbje dhe faza e përmirësimit të saj është më e gjatë se sa e nanave me lindje normale.

“Nëse ndodhë që lindja të kryhet me operacion te një grua e cila me muaj të tërë është përgatitur që lindja të jetë vaginale ajo emocionalisht mund ta përjetoj rëndë këtë fakt dhe ditët e para pas lindjes mund të jenë traumë psikologjike. Lindja me operacion është më e lehtë është rrugë e shkurtët ku nxjeret fryti, është një “problem” global gjithandej në botë po rritet përqindja e lindjes cezariane, mirëpo nëse indikacionet janë të qarta diskutimi me gruan shtatëzënë dhe shoqëruesin dhe vendoset për lindje cezariane atëhere duhet ta dijnë se ky është një variant i sigurt”, shton ai.

Por përkunëdër kësaj Morina thotë se edhe nga pikëpamja e frytit lindja vaginale është më e përshtatshme.

“Fryti te një lindje vaginale nënkupton që tkurrjet e mitrës që perceptohen si dhimbje e shtyjnë beben milimetër për milimetër teposhte dhe vetë ky proces e rrit stresin, hormonet e stresit janë ato që prodhohen te ne kur jemi në situatë që duhet të mobilizohemi. Kjo ndikon që të maturohen mushkërite vetë procesi i kalimit nëpër kanalin e butë dhe të fortë të lindjes nënkupton shtrydhjen masazhën e kafazit të krahrorit dhe kjo bënë që përmbajtja e mushkërive të zbrazet dhe ajo beba brenda pak qasteve që del nga trupi do të filloj të qaj që tregon që është plotësisht e shëndetshme”, tha Morina.

Ekzistojnë teori për përfitimet e lindjes vaginale e njëra ndër ato është imuniteti i bebave, doktor Morina thotë se besohet që këta fëmijët e vizitojnë më pak pediatrin se ata që lindin me prerje cezariane.

“Ka edhe një teori që bebja e cila lind me rrugë vaginale është edhe në aspektin imunologjik më e përgatitur më rrallë e viziton pediatrin dhe kjo lidhet me mundësinë që gjatë lindjes të jetë konolizuar me një sasi të bakterieve që e kanë stimuluar sistemin imunitar”, tha gjinekologu Memli Morina.