Këshilla si ta nisni javën të motivuar

Ora cingëron mëngjesin e së hënës dhe gjendeni me një emocion minimal. Në fillimin e javës e keni të vështirë, andaj kemi një sugjerim për ju.

E hëna fillon të premten

Rregulloni disa detyra që i keni për të hënën dhe kështu jeni të lirë në vikend.

Kështu ju duhet ti lini gjitha gjërat anash në vikend. dhe kështu keni kohë t’i kushtoni kohë më shumë vetës.

Të dielën mbrëma filloni përgatitjet për javën e re

Sa më i qetë është mëngjesi, aq më e mirë parashihet dita, andaj shfrytëzojeni të dielën mbrëma për përgatitje e veshjeve dhe gjërave që ju nevojiten.

Pushoni dhe përgatituni psiqikisht për të filluar javën e re.

 

Përgatiteni një mëngjes që ju e keni për qejf

Për një ditë sa më të mirë, rëndësi ka ushqimi.

Ju çdo mëngjes përgatiteni ushqimin që e preferoni më shumë.

Kjo ju shton disponimin gjatë ditës.

 

Planifikoni ushtrimet e mëngjesit

Ushtrimet e mëngjesit padyshim që duhet t`i planifikoni.

Vëni në lëvizje trupin për të ngritur nivelin e aktivitetit në trupin tuaj.

Me këto ju zgjoheni nga “gjumi”.

Dëgjoni muzikë

 

Edhe muzika ka shumë rëndësi në fillim të mbarë.

P.sh kënga “Because I’m Happy”, e Pharell Williams do të ishte një ide e mirë.

Gjithsesi në kuadër të aktiviteteve hynë edhe ecja në mbrëmje në ajër të pastër si dhe shikimi i ndonjë seriali apo filmi që ju e pëlqeni shumë.