Foto: TalkSport

Kalinic, transferimi më i dështuar në Serie A

Ish-sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, është zgjedhur si transferimi më i dështuar për vitin 2018 në Itali, duke lënë prapa Patrik Schickun e Romës dhe Andre Silvan e Milanit.

“Shporta e Artë” i jepet lojtarit i cili ka zhgënjyer më së shumti me paraqitjet e tij pas transferimit të një klub në Serie A.

Ky çmim jepet nga web-sajti i sportit “Calciobidoni.it”.

Në listën e ngushtë për dështakun e vitit ishin, Marko Pjaca, i Juventusit, Henrique Dalbert dhe Jao Mario nga Interi, ish-lojtari i Juventusit, Benedikt Howedes dhe Nikola Kalinic dhe Hakan Calahoglu nga Milani.

Fituesi për dështakun e vitit ishte Nikola Kalinic me 49.1 % të votave, nga 13 mijë vota sa ishin gjithsej.

Kalinic te Milan nuk i arsyetoi 22 milionë eurot e shpenzuara për të dhe tani është huazuar te skuadra e Atletico Madridit në Spanjë, por as te spanjollët nuk është duke treguar performancë të mirë.