Foto: Serie A

Juventus ndalet nga Atalanta (Foto)

Juventus nuk ka arritur më shumë se një barazim, me rezultat 2-2, ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

Bianconerët e nisën mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me autogolin e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitit.

Vendasit e barazuan rezultatin me Duvan Zapatan në minutën e 24’.

Pjesa e parë u përmbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Juventusi e nisi keq, pasi Rodrigo Bentacur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 53’.

Në minutën e 56’ Atalanta kaloi në epërsi me Zapatan.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 78’ me golin e Cristiano Ronaldos.

Edhe pas këtij barazimi Juventusi mbetet në pozitën e parë me 50 pikë.