Juventus mund ta shesë Duglas Costan për 50 milionë euro

Sulmuesi anësor i Juventusit, Douglas Costa nuk është duke e kaluar një sezon të mirë me ‘Bianconerët’.

Braziliani në këtë sezon ka pasur probleme me lëndime të cilat nuk e kanë lejuar të tregojnë formë të mirë.

Sipas gazetës torineze “Il Binanco Nero”, Juventus mund ta shes brazilianin për shifrën e 50 milionë eurove.

Për Douglas Csotan kanë shfaqur interesim disa skuadra në Premierligë dhe Paris Saint Germain.

Costa në këtë sezon i ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë.