Inter e mposht me lehtësi Lazion e Strakoshës dhe Valon Berishës (Foto)

Interi ka vazhduar me serinë e fitoreve në Serie A.

Sonte, Interi ka fituar si mysafir i Lazios me rezultat 3-0.

Goli i parë u shënua në minutën ’20, kur Mauro Icardi e shfrytëzoi një tollovi në zonën e Lazios për të shënuar gol.

Epërsinë prej dy golave “Zikaltërve” ia dha Marcelo Brozovic në minutën  ’41 me një gol të bukur.

Për rezultatin përfundimtar dhe golin e dytë të tij personal në këtë ndeshje u përkujdes Mauro Icardi, pas asistimit të Borja Valeros.

Pas kësaj fitore Interi pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Lazio në të katërtin me 18 pikë.

Në këtë ndeshje Thomas Strakosha ishte startues, ndërsa Valon Berisha nuk u inkuadrua në lojë hiç.