Foto: Kallxo.com

Hendboll, Kosova U-18 mposht Britaninë e Madhe

Kosova U-18 e ka nisur mbarë garën IHF Trophy, duke mposhtur Britaninë e Madhe me rezultat 33-24.

“Dardanët” e rinj e nisën mbarë lojën, ku në fillim krijuan epërsi prej 7-0.  Rrjedha e lojës në pjesën e parë shkonte mirë për Kosovën. Asnjëherë ‘dardanët’ nuk ishin më pak se tre gola në epërsi.

30 minutëshi i parë përfundoi me epërsi prej gjashtë golave, 19:13.

Edhe pjesën e dytë djemtë e Jeton Havollit e nisën mirë. Në një moment krijuan epërsi prej 10 golave, 30:20.

Loja përfundoi me epërsi prej nëntë golave për vendasit.

Golashënuesi më i mirë për Kosovën ishte Yll Muqolli me 13 gola. Ndërsa te Britania e Madhe ishte Fletcher Charles me pesë gola.

https://www.youtube.com/watch?v=ppcw2159mXk

Kosova nesër luan përsëri prej orës 16:00 në sallën “1 Tetori” kundër Moldavisë.

Ndërsa të enjten luan ndaj Shqipërisë.

IHF Trophy prej të martës deri të dielën organizohet në Prishtinë për grupmoshat U-18 dhe U-20.

Foto: Kallxo.com
Foto: KALLXO.com