Dhunë në ndeshjen Vushtrria - Trepça në Hendboll - VIDEO

Është ndërprerë ndeshja e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës pas sulmit ndaj këtyre të fundit.

Klubi i Hendbollit Trepça përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë sulmuar nga lojtarë, tifozë madje edhe nga anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias.

Sipas tyre, policia ka qëndruar në rolin e shikuesit.

“Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezente, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit. Do të procedojmë në gjykatën kompetente sulmin e realizuar fizik ndaj lojtarëve tanë. Dy ngjyra, një symbol”- thuhet në njoftim.