Osmani uron hendbollistet U18 për kualifikimin në Botëror: Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë!

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar hendbollistet të Kosovës U18 për kualifikimin në Botërorin që do të mbahet në muajin gusht në Kinë.

Për këtë fitore, Osmani ka uruar vajzat, trajnerët dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës.

“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të vajzave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve në Federatën e Hendbollit  për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë”- ka shkruar Osmani.

Vajzat kosovare u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbeksitanit.

Kosova mundi në finale Nigerinë me rezultat 22:16.