Për shkak të gjendjes financiare, KH Vëllaznimi tërhiqet nga garat kampionale

Klubi hendbollit Vëllaznimi ka njoftuar se është tërhequr nga garat kampionale, për shkak të gjendjes së keqe financiare.

Njoftimi është bërë nga vetë klubi të shtunën me 24.02.2024, përmes një postimi në Facebook.

“Ky vendim është rrjedhojë e gjendjes shumë të keqe financiare të klubit që disa kohë, dhe pa asnjë shenjë pozitive për tê ardhmen e klubit” – thuhet në njoftim.

Klubi nga Gjakova ka bërë të ditur se lojëtarët dhe trajnerët e ekipit kishin shumë kohë që stërviteshin dhe ishin duke i zhvilluar ndeshjet pa paga.

“Klubi falenderon të gjithë lojëtarët, trajnerët, stafin teknik, dhe gjithë ata që japën sado pak për ketë klub”.

Aktualisht KH Vëllaznimi gjendet në vendin e fundit të tabelës në Superligën e Kosovës në hendboll, me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Klubi është themeluar në vitin 1955 dhe është 9 herë kampion i Kosovës e tri herë fitues i Kupës së Kosovës në hendboll.