Hedhet shorti për Kupën e Kosovës në futbollin e vajzave (Foto)

Sot është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në futboll për vajzat në zyret e FFK-së, për ndeshjet e gjysmëfinales.

Në gjysmëfinale do të takohen Feronikeli – Mitrovica dhe Kosova me Lirinë.

Ndeshjet e para luhen me 17 prill, kurse ato të kthimit me 24 prill.