Hedhet shorti për çerekfinalet e Champions League, këto janë çiftet

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Champions League, ku padyshim ndeshja më interesante pritet të jetë në mes të Barcelonës dhe Manchester United, të cilët për herë të fundit janë takuar në finalen e vitit 2011.

Një tjetër duel interesant është edhe derbi anglez në mes të Tottenham dhe Manchester City.

Ndërsa këto janë të gjitha duelet:

Barcelona – Manchester United

Liverpool – Porto

Juventus – Ajax

Tottenham – Manchester City.

Ndeshjet e para do të luhen me 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthyese 16 dhe 17 prill.