Gjyqtarët nga Malta referojnë në Drenicë

Hyrja e Kosovës në UEFA dhe FIFA i ka hapur rrugën shkëmbimit të referëve të ndeshjeve në futboll. Në bazë të kësaj praktike gjykatësit e certifikuar nga FIFA dhe UEFA mund të shkëmbehen në mes federatave. Këtë javë është paraparë që katër gjyqtar nga Malta të referojnë në fushat e Kosovës.

Paralelisht gjashtë gjyqtarë nga Kosova kanë certifikatën nga UEFA dhe FIFA për të referuar ndeshje ndërkombëtare.

Ndeshjen Drenas- Bessa, do ta drejtojnë gjyqtarët nga Malta, në krye me Mario Apap, Paul Apap dhe James Muscat.