Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Podujevë, një i mitur godet me çekan një të mitur tjetër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 25.05.2024 në fshatin Bradash të Podujevës është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një i mitur ka goditur me çekan një të mitur tjetër.

Sipas Policisë, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Ndërsa me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari është dërguar në mbajtje.