FFK po mendon për implementimin e VAR-it edhe në Ligën e Parë

Aplikimi i sistemit VAR në Superligë nga fillimi i këtij sezoni po vlerësohet shumë i dobishëm nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Sipas FFK-së, VAR-i po jep siguri në futbollin kosovar duke mënjanuar gabimet eventuale dhe duke hequr dilemat.

FFK po mendon që aplikimin e VAR-it ta nisë edhe në Ligën e Parë për sezonet e ardhshme.

“Komiteti Ekzekutiv diskutoi që të krijohen mundësinë që sistemin VAR ta fillojë ta aplikojë edhe në Ligën e Parë nga kampionati i ardhshëm, e pse jo në ndonjë ndeshje me rëndësi edhe në këtë kampionat. Por kjo kërkon një analizë të gjithanshme”, thuhet në një njoftim të FFK-së.