Ilustrim

Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Shtime

Një person është arrestuar dje me 25.05.2024 në Shtime, pasi që gjatë një ahengu familjar ka gjuajtur me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma dhe një karikator i zbrazët.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.