
Bëhet i ditur orari i ndeshjeve për xhiron e 17-të në Ligën e Parë
Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur orarin për ndeshjet e ligës së parë në Ligën e Parë për Grupin A dhe Grupin B.
Në vikend do të luhet xhiroja e 17-të në Ligën e Parë duke sjellë përballje interesante.
Të shtunën do të luhet derbi prizrenas mes A&N dhe Lirisë, nga ora 13:00 në Grupin A.
Kurse, në Grupin B, ndeshje interesante do të zhvillohet mes Kikës dhe Flamurtarit në Hogosht të dielën nga ora 13:00.
Më poshtë mund t’i shikoni orarin e ndeshjeve nga të dy grupet:
Grupi A
E shtunë, 6 mars, ora 13.00
Trepça – Vushtrria
A&N – Liria
Dukagjini – Istogu
Malisheva – Drenasi
E diel, 7 mars, ora 13.00
Onix – Vëllaznimi (Brestovik)
Grupi B
E shtunë, 6 mars ora 13.00
KEK-u – Ramiz Sadiku
2 Korriku – Vllaznia
Vitia – Dardana (Sadovinë)
E diel, 7 mars, ora 13.00
Kika – Flamurtari
Ulpiana – Ferizaj (zhvillohet në Shtime)