Flamurtari – Drita, gjilanasit kërkojnë fitoren e katërt radhazi (Foto)

Flamurtari – Drita, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13-të në kuadër të Ipko Superligës, që zhvillohet prej orës 13:30-të.

Flamurtari pas disa rezultateve negative në pesë ndeshjet e fundit, në xhiron e kaluar është rikthyer tek fitoret kundër Ferizajit.

Ndërsa Drita, është duke kaluar në një super formë në katër ndeshjet e fundit, ku ka shënuar katër fitore.

Në pesë ndeshjet e zhvilluara ndërmjet Flamurtarit dhe Dritës, nga një ndeshje e kanë fituar secila skuadër, kurse tri ndeshje kanë mbetur me barazim.

Ndeshjen e fundit e ka fituar Flamurtari si mysafir me rezultat prej 1:3.