Feronikeli e demolon Trepçën '89 (Foto)

Feronikeli e ka demoluar Trepçen ’89, duke e mposhtur me rezultat 5-0, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.

Nikli e nisi mirë ndeshjen me autogolin e Bujar Pllanës në minutën e 29‘.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë vendasit treguan lojë të bukur duke i shënuar edhe tre gola.

Fillimisht shënoi Mendurim Hoti në minutën e 47‘ për rezultatin 2-0.

Epërsinë e trefishoi Jean Da Silva në minutën e 52‘.

Përsëri ishte Da Silva që shënoi për rezultatin 4-0, në minutën e 60‘.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kastriot Rexha në minutën e 85‘.

Feronikeli pas kësaj fitore mbetet në vendin e parë me 55 pikë.