Dukagjini mposht Feronikelin

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores për klinasit e shënoi mesfushori Bujar Shabani në minutën e 76-të.

Pas kësaj fitoreje Dukagjini ngjitet në vendin e tetë me 14 pikë.

Kurse, Feronikeli vazhdon me humbje duke u pozicionuar në vendin e fundit me 10 pikë.