Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligë

Xhiro e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë në vikend me ndeshje interesante.

Dy ndeshjet kryesore priten të jenë ajo mes Llapit dhe Dritës dhe Ballkani – Prishtina.

Ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Llapi – Drita do ta bëj Genc Nuza i mbështetur nga Lumturie Muhadri dhe Bujar Selimaj, kurse në dhomën e VAR-it do të jetën Ilir Mehmeti.

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Prishtina që luhet të dielën me fillim nga ora 13:30. Fatlum Berisha dhe Alban Ejupi do të jenë asistent të Çakës. Kurse në dhomën e VAR-it do të jetë Mervan Bejtullahu.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha delegimet për xhiron e 11-të.