Zgjidhet formacioni më i mirë për vitin 2021 në Superligë
22.12.2021 - 18:53
Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka shpallur laureatët e vitit për vitin 2021.
Në mesin e shumë çmimeve në këtë ceremoni është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i vitit për vitin 2021 në Superligën e Kosovës.
Portieri më i mirë është zgjedhur Enea Koliqi i Gjilanit, kurse në fazën mbrojtëse janë zgjedhur Leotrim Bekteshi i Prishtinës, Ardian Limani dhe Ilir Blakqorri të Dritës, Armend Thaçi nga Ballkani.
Në mesfushë janë Arbnor Ramadani i Llapit, Endrit Krasniqi i Prishtinës.
Në fazën e sulmit janë zgjedhur Valmir Veliu i Llapit, Ermal Krasniqi i Ballkanit, Gerhard Progni i Gjilanit dhe Kreshnik Uka i Drenicës.