Depay si zëvendësues i Manes te Liverpool

Ish-lojtari  i Manchester United Mehmpis Depay, mund të transferohet te skuadra e Liverpoolit për sezonin e ri.

Liverpool për sezonin e ri mund të mbetet pa njërin prej lojtarëve kryesor të saj, Sadio Manen i cili po kalon në superform në këtë sezon.

Sipas gazetës së njohur franceze “L’Equipe”, Liverpool është duke menduar që tani për zëvendësuesin e Manes, e ai është Mehmpis Depay nga skuadra e Lyonit.

25-vjeçari Depay është duke impresionuar në këtë sezon me skuadrën e Lyonit në Ligue 1.

Nëse Depay transferohet në Liverpool, atëherë do të urrehej nga Manchester United, pasi  këto dy ekipe janë rival të përbetuar.