Crystal Palace e befason në shtëpi të vet Manchester Cityn (Foto)

Crystal Palace ka bërë befasinë e xhiros së 18-të në Premierligë, duke e mposhtur në shtëpi të vet Manchester Cityn me rezultat 2-3.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Manchester City ,e Gundogan në minutën e 27’.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe brenda pak minutave arritën ta rikthenin rezultatin.

Së pari Schlupp e barazoi rezultatin në minutën e 33’.

Ndërsa për golin e epërsisë u përkujdes Townsend në minutën e 35’.

Pjesën e dytë e nisën më mirë mysafirët, ku fituan një penallti të cilën Miivojeviç në minutën e 51’ e shndërroi në gol.

City krejt çka arriti të bëj ishte goli i dytë nga De Bruyne ne minutën e 85’.

Pas kësaj humbje Manchester City, mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, katra më pak se vendi i parë që i përket Liverpoolit.