Barcelona shënon fitore të lehtë ndaj Celta Vigos (Foto)

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Celta Vigos, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

Katalunasëve u mjaftoi pjesa e parë që t’i siguroj tri pikët e reja.

Dembele kaloi në epërsi vendasit në minutën e 10’.

Për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0, u përkujdes Lionel Messi, në minutën e 45’.

Në pjesën e dytë nuk pati gola.

Pas kësaj fitore Barcelona, ruan vendin e parë me 37 pikë.