Skandal i korrupsionit në Shtime, inspektori dyshohet se mori 1 mijë euro mito
Policia ka dhënë detaje për shumën e parave të cilave inspektori i Komunës së Shtimes dyshohet se i ka kërkuar nga një qytetarë i kësaj komune.
Sipas njoftimit të policisë inspektori komunal ka kërkuar 1 mijë e 80 euro para nga ndërtuesi i një objekti.
19/02/2019
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ndaluar një zyrtar të Komunës së Shtimes.
Zyrtari është ndaluar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, tha për KALLXO.com se i ndaluari është T.S., inspektor i ndërtimit në Komunën e Shtimes.
“Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore”, tha Jashari.
Sipas Prokurorisë së Ferizajt, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.