Ndalet Rryma në seancën për Sulmin në Kuvend

Salla ku po zhvillohet gjykimi i aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulmin në Kuvend është errësuar për disa minuta, pasi është ndalur rryma gjatë gjykimit.

Ndërprerja e rrymës ka ndodhur në kohën kur avokatët dhe prokurori zhvillonin debat të ashpër mes tyre, pasi Ramiz Krasniqi që mbron Atdhe Arifin kërkoi përjashtimin nga procesi të prokurorit Abdurrahim islami dhe Priokurorisë Speciale me dyshimin se ata janë të paanshëm.

Rryma më pas erdhi në një pjesë të sallës dhe pastaj edhe në tërë sallën, duke mundësuar vazhdimin e seancës.

Përveç Atdhe Arifit në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

rryma5