Miratohet Ligji  për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me  107  vota për është miratuar ligji në fjalë.

Miratimi i Ligjit për FSK-në vjen pas votimit të Ligjit për Ministrinë  e Mbrojtjes.

Pas këtyre dy ligjeve deputetët do të votojnë edhe projektligjin e tretë, atë për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Miratimi i këtyre tri ligjeve do të krijojë Ushtrinë e Kosovës.

Transformimi i FSK-së në Ushtri ka marrë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe shteteve mike si Britania e Madhe dhe Gjermania.

Pas seancës së Kuvendit do të mbahet ceremonia kryesore e FSK-së në orën 17:00.