Helikopterët, ilustrim

Ushtrisë shqiptare pritet t’i shtohen në arsenal dy helikopterë amerikanë – VIDEO

Dy helikopterë amerikanë  të tipit “Black Hawk” do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në fund të këtij muaji ka njoftuar ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ai ka publikuar edhe pamje ilustruese të helikopterëve.

Sipas ministrit, ky është një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm “që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”- thuhet në njoftimin e tij.

Shqiperia është anëtare e aleancës më të madhe ushtarake në botë – NATO.