Foto: Jorn Rohde / X

Ambasadori Rohde paralajmëron për forcimin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar më 12.03.2024 për rritjen e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it.

Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), ambasadori tregoi se ushtarë të rinj gjermanë kanë zbarkuar dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për një forcim të sërishëm të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it.

Njoftimi i ambasadorit të Gjermanisë është bërë në ditën kur Forca e Sigurisë së Kosovës njoftoi se ka siguruar disa kamionë ushtarakë të prodhimit gjerman, disa prej të cilëve janë blerë nga Qeveria e Kosovës e disa janë pranuar si donacion.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se këta kamionë ushtarakë janë ndër më modernët.

Këta kamionë ushtarakë, siç thotë Maqedonci, janë multifunksionalë dhe të dizajnuar për operacione logjistike e taktike.

(Ky artikull është edituar në titull, në përmbajtje të tekstit dhe foto, me ç’rast është hequr ndërlidhja e postimit të ambasadorit Jorn Rohde me blerjen e kamionëve të prodhimit gjerman nga FSK. Koha e editimit 15.03.2014, ora 00:12)