Qeveria kërkon nënshkrimin e presidentes për të lidhur marrëveshje ushtarake me Turqinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përmes të cilit i kërkohet Presidentes Vjosa Osmani t’i jap autorizimin Ministrisë së Mbrojtjes për nënshkrim të Marrëveshjes Kornizë Ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në mbledhjen e Qeverisë u shpreh se me anë të kësaj marrëveshje mundësohet shkëmbimi i personelit e inteligjencës mes dy vendeve.

“Kjo marrëveshje mbulon shkëmbimin e personelit dhe pajisjet, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, stërvitje dhe edukim ushtarak, mjekësinë ushtarake dhe fusha që janë në interes të të dyja palëve” – tha ministri Maqedonci.