Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Miratohet Komisioni parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPMShCK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se LDK ka propozuar për kryetar dhe anëtarë të Komisionit, deputetët Lirije Kajtazi kryetare, Armend Zemaj-anëtar.

“AAK-ja ka propozuar për z.kryetar të parë të Komisionit deputetin Rasim Selmanaj. PSD-ja ka propozuar për anëtare deputeten Shqipe Pantina. Lista serbe nuk ka propozuar kandidat, Nisma për anëtarë ka propozuar Zafir Berishën, 6 + deputeti Albert Kinolli”, tha Haliti.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se në vend të deputetit Adem Mikullovci propozojnë Salih Zybën dhe deputetin Valon Ramadani.

Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se, propozojnë që përfaqësuesit e tyre në këtë komision të jenë deputetet Safete Hadërgjonaj dhe Xhevahire Izmaku.

Komisioni u miratua me 62 vota për dhe 1 abstenim.