Foto: Komuna e Malishevës

Malishevë, shpërndahen edhe 40 makina për bujqit

Komuna e Malishevës ka bërë shpërndarjen edhe të 40 makinave spërkatëse të tjera për 40 bujq, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kriteret.

Në shpërndarjen e makinave, morrën pjesë nënkryetari i Malishevës Hajdin Berisha dhe drejtori i Bujqësisë Murat Hoxha.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që përmes projekteve ti përkrahim të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, në këtë rast bujqit dhe ky është qëllimi ynë, që ti mbështesim të gjithë ata që punojnë, sidomos në bujqësi, Projektet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe bujqësia vazhdon të mbetet prioritet në investimet tona”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Sipas Komunës së Malishevës, i tërë projekti ka kushtuar 21 mijë e 600 euro dhe është bashkëfinancim me përfituesit, ku komuna mbulon 70% të shumës.

Makinat janë prodhim turk me licencë të Holandës, pasi në shpallje kriter ka qenë që prodhimi të jetë i vendeve të BE.