Protesta kundër hidrocentralit në Lumbardh - Foto: KALLXO.com

Lluka: Ne nuk i kemi dhënë asnjë status kompanisë Kelkos Energy

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka treguar se në mbledhjen e këshillit ndërministror nuk është dhënë asnjë aprovim dhe asnjë status për kompaninë Kelkos Energy.

Ai ka thënë se në atë mbledhje vetëm është proceduar më tutje aplikacioni sikurse i çdo kompanie tjetër që është e interesuar të investojë në Kosovë.

Në mbledhjen e javës së kaluar të komisionit ndërministror nuk është aprovuar asgjë, as nuk është dhënë ndonjë status por qëllimi i takimit ka qenë vetëm me procedu si aplikacion, pra secili investitor për çfarëdo investimi që ndodh në Kosovë aplikon dhe aplikacion jemi të obliguar me trajtu, tha ministri Lluka.

“Ne e krijojmë një grup që e shikon teknikisht se a i plotëson kriteret dhe në takimin e javës së kaluar ne vetëm kemi thënë: Në rregull, paska aplikuar Kelkos dhe tash grupi punues do ta shqyrtojë aplikacionin. As vendim, as aprovim as kurrgjë d.m.th. çdo gjë tjetër është paragjykim i situatës. Mirëpo shumë mirë që është bërë lajm dhe është paraqitur edhe shqetësimi i qytetarëve të Pejës”, ka thënë Lluka në debatin për Lumbardhin.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës; Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues.

www.kallxo.com