Vendi ku vdiq Xheneta Gashi - Foto: KALLXO.com

Vdekja e 3 vjeçares Xheneta Gashi, Gjykata sot shpallë aktgjykimin ndaj ish-drejtorit të Komunës

Më 6 qershor të vitit 2016, 3 vjeçarja Xheneta Gashi nga shembja e shtëpisë afër vendbanimit të saj pësoi plagë të rënda në kokë dhe në trup, të cilat i morën jetën.

Prokuroria e Prizrenit ngriti aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiç, rreth rastit të vdekjes së Xheneta Gashit nga shembja e një shtëpie në Qendrën Historike në Prizren.

Rrëfimi me lot në sy i nënës së 3 vjeçares Xheneta Gashi para Gjykatës

Prokuroria e Prizrenit akuzon Ejupagiçin se në mënyrë indirekte ka shkaktuar vdekjen e saj, duke mos vendosur pajisje mbrojtëse përreth shtëpive që kishin rrezik të shembeshin.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari ka kryer veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mosevitim i rrezikut.

3 vite pas ngjarjes së ndodhur, Drejtoria e Inspektoratit kishte rrënuar shtëpinë e vjetër, shembja e të cilës morri jetën e 3 vjeçares.

Fillon rrënimi i shtëpisë që mori jetën e 3-vjeçares në Prizren

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Islam Thaçi për Kallxo.com kishte thënë se rrënimi planifikohej të bëhej brenda 10 deri në 15 ditë.

Si parakusht për rrënimin e tyre, Drejtoria e Inspektorateve është pajisur pëlqimin e Ministrisë së Kulturës, si dhe ka siguruar lejen e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike për rrënimin e tyre.

Këto dy parcela ku po bëhet rrënimi i objekteve i përkasin projektit të “Revitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren”.

Ky projekt është iniciuar që nga viti 2017 dhe është koordinuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe organizata “EC ma ndryshe”.

Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Komuna e Prizrenit.

Drejtori Thaçi tha se kjo pjesë do të rivitalizohet dhe rindërtohet.