Selimi: Qëndroja kryesisht me familjen Jashari, mund të kisha fatin e tyre

16:48 – Rexhep Selimi: Ne nuk e bëmë atë që bëri Serbia kundër nesh

Ish-kreu i UÇK-së, Rexhep Selimi, para Dhomave të Specializuara deklaroi se Serbia kreu qindra masakra ndaj shqiptarëve.

“Serbia kreu qindra masakra, siç e dinë të gjithë vrau mbi 12 mijë shqiptarë pakursyer gra fëmijë, pleq e të sëmurë. Përveç vrasjeve forcat serbe  dhunoi qindra gra e vajza të pafajshme, dogjën me  mijëra  shtëpi, ata dëbuan nga Kosova më shumë se gjysmë e popullatës. Kurse ne asnjëherë s’bëmë atë që bën Serbia kundër nesh bëri, pra nuk iu përgjigjëm në atë formë”-tha Selimi.

Paraprakisht ai është deklaruar i pafajshëm në lidhje me krimet e pretenduara në aktakuzë.

“Përballë kësaj aktakuze deklarohem se nuk kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në aktakuzë”

Selimi ka përshkruar disa momente kur shumë studentë u helmuan.

“Atë vit filluan t’i helmonin nxënësit e shkollës sime, edhe sot i gjeni ato imazhe kundër nxënësve shqiptarë në shkolla tona. I shihja moshatarët e mi duke nxjerrë shkumë nga goja. Në fillim të viteve 90-ta shumë bashëkmoshatarë u detyruan ta braktisin Kosovën që aq shumë e donin”-u shpreh Selimi.

“Ne nuk bëmë kurrë asnjëherë ata që bëri Serbia kundër nesh. Nëse flasim për krimet le të flasim për krimet që vërtet kanë ndodhur”- tha ai.

Selimi ia numëroi Gjykatës Speciale masakrat e kryera në Kosovë si ajo e Mehës, Reçakut, Izbicës, Krushës, Rezallës dhe qindra masakra ku u vranë fëmijë madje në gjirin e nënave të tyre.

15: 50 – Selimi: Qëndroja kryesisht me familjen Jashari, mund të kisha fatin e tyre

Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij.

“Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, ka thënë Selimi .

Selimi tha se hoqi dorë nga mërgimi, ëndrrat dhe studimet e tij dhe ju bashkua familjes Jashari në Prekaz.

“Në vend se të ju bashkohesha familjarëve të mi në mërgim, ju bashkova një familje akoma më të madhe, ju bashkova familjes Jashari në Prekaz. Lash ëndrrat e mia, lash studimet e letërsisë dhe u bëra pjesë e UÇK-së”- deklaroi Selimi.

“Kryesisht qëndroja me familjen Jashari, me Ademin, Hamzen, Shabanin si dhe me fëmijët e asaj familje, të cilët u vranë nga një sulm i policisë serbe. Edhe unë do ta kisha fatin e tyre” – tha ai.

Sipas Selimit, të ishe pjesë e UÇK-së, do të thoshte të ishe armik i Serbisë.

“Të ishe pjesë e UÇK-së do të thotë të ishe armiku i Serbisë dhe mund të vriteshe ose e pakta të arrestoheshe, sic u arrestua vëllau im dhe u dërgua në burgjet e tmerrshme serbe, apo edhe shoku im Besnik Restelica të cilin e mbytën gjatë torturave në ambientet e hetuesisë në Prishtinë”- është shprehu Selimi.

Ai shtoi se nuk kishte një ushtri të mirëfilltë, të organizuar mirë, kishte mungesë të armëve e njerëzve.

15:41 – Selimi: Unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të pafajshëm

Rexhep Selimi para trupit gjykues ka deklaruar se kjo aktakuzë është e pambështetur, dhe se ai me bashkëluftëtarët e tij do të kthehen të pafajshëm.

“Më kanë pyetur shpesh se a kam frikë nga drejtësia dhe gjithmonë u jam përgjigjur se jo mirëpo nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Njëjtë sikur para dy viteve jam i bindur se kjo aktakuzë është e pambështetur, e pabazuar në prova dhe argumente dhe jam i bindur se unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të pafajshëm”- ka thënë Selimi.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë dhe për askënd mirëpo ne kishim përballë Serbinë dhe ushtrinë e saj kriminale mirëpo ne asnjëherë nuk ju përgjigjëm Serbisë në mizoritë e tyre”- shtoi ai.

Selimi ka kujtuar disa momente kur të rinjtë sipas tij, dërgoheshin me dhunë në ushtrinë jugosllave. Ai përmend një bashkëmoshatar të tij që ishte kthyer në arkivol nga shërbimi ushtarak.

“Dhuna ndaj shqiptarëve përshkallëzohej, të rinjtë dërgoheshin me dhunë në ushtrinë jugosllave. Jo për të shërbyer në ushtri, por për të na vrarë, ashtu siç i vranë shumë të rinjë që i dërgonin në ushtri e pastaj i kthenin në arkivole të mbyllura. Si sot më kujtohet kur bashkëmoshatarin tim Jetullah Deskun e dërguan me forcë në shërbim ushtarak dhe pas pak kohe e kthyen në arkivol, duke thënë familjes së tij- se kishte vrarë veten” – ka deklaruar Selimi.

15:34 – Avokati i Kadri Veselit: Historia e trafikimit të organeve është mit

Ben Emmerson, mbrojtës I ish-kreparlamentarit të Kadri Veselit, ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit.

Në fjalën hyrëse para Dhomave të Specializuara Emmerson ka thënë se historia e rafikimit të organave është një prej historive të shumta, që nuk u bazua në fakte.

“Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve. Gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që nuk u bazua në fakte”- tha avokati i Veselit.

15: 32 – Emmerson: Nuk ka asnjë provë kundër Kadri Veselit që kishte të bënte me ‘ndërmarrjen kriminale’

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Të martën deklaratën hyrëse po e jep edhe Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit.

Emmerson ka mohuar se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ‘ndërmarrjeje kriminale”.

“Mes provave dhe dëshmitarëve, Prokuroria nuk ka hasur në asnjë dëshmitarë apo dokument që mund të mbështetën se z.Veseli ka luajtur ndonjë rol në promovimin e ndonjë ndërmarrje të përbashkët që ata pretendojnë e ka ekzistuar”- tha ai.

Sipas tij, Prokuroria po tenton ta mbajë përgjegjës Kadri Veselin në mënyrë të tërthortë.

“Prokuroria kërkon ta mbajë tërthorazi përgjegjës z.Veseli për sjelljen kriminale të individëve të terren të cilët kanë kryer krime të cilat Veseli nuk kishte dijeni dhe nuk kishte të bënte fare”- deklaroi Emmerson.

Sipas avokatit, nuk ka asnjë provë që Veseli, si shef i zbulimit, “ka autorizuar apo nxitur ndonjë krim apo vepër kriminale, apo të ketë marrë ndonjëherë ndonjë raportim për kryerjen e ndonjë krimi.

“Më kotë do të prisni të shihni prova të cilat do ta implikonin z.Veseli apo se ai ka qenë palë e një politike kriminale të përbashkët apo se ka bërë ndonjë gjë për të quar përpara qëllimet e ‘ndërmarrjes ë përbashkët kriminale’”- tha Emmerson.

Avokati ka asryetur se gjatë asaj kohe Veseli punonte me shtetin e Shqipërisë dhe shtete anëtare të NATO-s për të dëshmuar krimet e kryera nga serbët.

13:07 – Thaçi: Më vjen keq që për pafajësinë e lirinë time nuk do të mund të dëshmojë Rugova e Albright

Hashim Thaçi para trupit gjykues ka thënë se ndihet keq që për pafajësinë e tij nuk do të mund të dëshmojë ish presidenti, Ibrahim Rugova si dhe figura tjera vendore e ndërkombëtare.

“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi që t’i dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së shtetit amerikan Medeline Albright, presidentit Ibrahim rugova, profesorit Fehmi Aganit, Adem Demaçit dhe liderëve tjerë”- deklaroi Thaqi.

“Ata do kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë do të ishin të gatshëm të dëshmojnë për lirinë dhe pafajësinë time”- shtoi ai.

Thaçi ka theksuar se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare e sidomos SHBA, Kosova nuk do ishte kurrë e pavarur.

12:46 – Thaçi – Gjykatës: Pres të lirohem

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë para gjykatës se një “re e zezë mbi Kosovën” u hoq pasi një hetim ndërkombëtar zbuloi se nuk kishte bazë për akuza për trafikim organesh kundër guerrilasve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pretendohej se kishin hequr organet njerëzore nga të burgosurit në të ashtuquajturën shtëpi të“të verdhë”në Shqipëri.

“Bota tani e di se nuk ka pasur trafik organesh… dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë,” tha ai, duke shtuar se ai beson se do të pastrohet edhe nga akuzat për krime lufte”

“Pres të lirohem” – tha ai.

12:40 – Thaçi i drejtohet Gjykatës: Të pafajshmit janë duke u gjykuar

Ish presidenti Hashim Thaçi i është drejtuar gjykatës duke thënë se Kosova nuk do të ekzistonte pa “rezistencën” kundër regjimit jugosllav në vitet 1990.

Ai deklaroi se lëvizjet paqësore dhe të armatosura të shqiptarëve të Kosovës po kërkonin lirinë.

Thaçi tha se ndjen “pendim dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pa paragjykime”, por shtoi se “viktimat nuk gjejnë drejtësi kur të pafajshmit ndiqen penalisht”.

12:42 – Avokati Thaçit: Konflikti i armatosur përfundoi në qershor ‘99

Avokati Lluka Mishetiq ka thënë se konflikti i armatosur ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe jo siç pretendon prokuroria në shtator të atij viti.

Sipas avokatit kjo bie ndesh me akuzën e ngritur kundër katër ish-krerëve.

“Aktakuza e ZPS-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së heton krimet deri në shtator të vitit 1999”-shpjegoi ai.

Lluka Mishetiq ka konsideruar se shumë nga provat përfshirë mesazhet, raportet dhe deklaratat e publikuara dolën në disa përfundime që jam konfirmuar në Tribunal Ndërkombëtarë.

“Krahas mungesës së provave barra e Prokurorisë është shumë e lartë. Pretendimet e prokurorisë janë rrëzuar nga TPNJ”-tha avokati.

Avokati Lluka Mishetiq ka mohuar deklaratën e prokurorisë se ekzistonte konflikti i armatosur deri në shtator 1997.

“Trupi gjykues do ta sheh se provat nuk janë të arsyeshme se konflikti i armatosur nuk ekzistoi pas qershorit të ’99”-tha ai.

Mbrojtësi më tej kërkoi nga trupi gjykues që nëse akuzat për krime kundër njerëzimit nuk mund të vërtetohen ato duhet rrëzuar.

“Krimet kundër njerëzimit Prokuroria duhet të vërtetojë se ka pasur sulm kundër popullsisë civile nëse nuk vërtetohet këto 6 pika duhet rrëzuar. Në rastin e Fatmir Limës dolën se nuk kishte sulme kundër popullatës”-shpjegoi avokati.

Avokati më tej ka deklaruar se nuk kishte sulme sistematike kundër serbëve apo shqiptarëve politika ishte vetëm kundër kolaboracionistëve serbë.

“Kishte kolaboracionistë të regjimit serbë për çka prokuroria dje nuk e pranoi”-tha avokati.

11:20 – Thaçi refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë pa konfirmimin e komandantëve lokalë

Për të treguar se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e “kontrollonte UÇK-në” por “komandantët e zonës”, avokati i tij Gregory Kehoe i shpjegoi gjykatës se Thaçi nuk kishte pranuar të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë “derisa të merrte konfirmimin e komandantëve” të zonave operative.

Thaçi udhëhoqi delegacionin e Kosovës në marrëveshjen e Rambujesë në Francë në vitin 1999 ndërmjet Ish-Republikës Federale të Jugosllavisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës.

Marrëveshjet nuk ishin të suksesshme që çuan në nisjen e bombardimeve të NATO-s.

11:11 – Mbrojtja pretendon se Thaçi nuk kishte komandë në UÇK

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, avokati, Gregory Kehoe, i tha Dhomës së Specializuar të Kosovës gjatë deklaratave të tij hyrëse të martën se Thaçi nuk kishte komandë mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kehoe i tha gjykatës se më 10 korrik 1998, komanda e nënzonës së Drenicës kishte lëshuar një urdhër arresti kundër Thaçit që “tregon mungesë përgjegjësie komanduese”.

Për më tepër, Kehoe i tha gjykatës se një ditë më parë Prokuroria Speciale, në fjalët e saj hyrëse, nuk kishte treguar ekzistencën e tentativës për t’iu bashkuar UÇK-së dhe forcës së armatosur të rivalëve politikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK).

Kehoe tregoi dokumentet gjyqësore të hartimit të një tentativë të tillë të përbashkët duke pretenduar se Thaçi nuk ishte një nga individët e listuar që kishte fjalën në miratimin e propozimit, sepse “Thaci nuk perceptohej një vendimmarrës i rëndësishëm”.

Kehoe i tha gjykatës se personi kryesor në UÇK ishte Adem Demaci, përfaqësues i përgjithshëm politik “pushtetist i shquar i UÇK-së… i pa përmendur nga prokuroria”.

11:05 – Mbrojtja e Thaçit thotë se hakmarrja ishte arsyeja e dhunës në terren

Gjatë fjalës së tij hyrëse, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i tha gjykatës se Prokuroria Speciale nuk e konsideroi motivin si një “aspekt të rëndësishëm”.

“Thaçi ‘nuk mohon se disa krime janë kryer nga shqiptarët etnikë në terren’, tha Kehoe, por “hedh poshtë se ato janë kryer si çështje e policisë ose që ishin të përhapura” siç pretendon padia.

“Kërcënimi i vetëm ekzistencial ishte ushtria, policia dhe paraushtarakët jugosllavë”- ka pohuar Kehoe, duke shtuar se “dhuna ishte rezultat i aktivitetit të lokalizuar të pakontrollueshëm” dhe më e rëndësishmja sipas tij “hakmarrja” e shpjeguar me “krimet e kryera nga regjimi serb”.

11:00 – Avokati i Thaçit: UÇK-ja ishte Lëvizje popullore

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e filloi fjalën e tij hyrëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të martën, duke pretenduar se Prokuroria Speciale nuk ka shpjeguar kontekstin e luftës së Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një ditë më parë.

“Në fillim të vitit 1998 UÇK-ja ishte një grup vullnetarësh,” tha avokati Gregory Kehoe para gjykatës duke shtuar se ZPS “nuk e përmendi atë (UÇK) ishte një lëvizje bazë me besnikëri ndaj komandantëve lokalë”.

10:50 – Mbrojtja – Thaçi nuk mund të parandalonte apo ndëshkonte krimet

Gregory Keohe, mbrojtës i ish-presidentit Thaçi ka konsideruar se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalonte apo ndëshkonte krimet gjatë luftës.

“Hashim Thaçi nuk kishte mundësinë të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona. Pushteti real u takonte komandantëve të zonave”-tha Kehoe.

Keohe të martën deklaratën e tij e ka filluar me kritika drejtuar Prokurorisë së Specializuar.

Avokati ka mohuar se Thaçi ka kontrolluar UÇK-në pasi sipas tij kjo bëhej nga komandantët lokal.

“Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në, e kontrollonin komandantët e zonave”- tha ai.

Sipas avokatit, Prokuroria në asnjë formë nuk ka paraqitur kohën kur pretendohet se janë kryer vepra.

Keohe ka vijuar më tej duke thënë se hakmarrja ka qenë njëra nga arsyet pse dikush mund të ketë kryer individualisht.

“Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi s’e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe në Këshillin e Sigurimit, por  kundërshton se janë kryer krime nga UÇK-ja”- ka thënë avokati.

09:30 – Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së vazhdon me deklaratat hyrëse të mbrojtësve

Gjykimi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së sot vijon me deklaratat hyrëse nga ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Katër ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me katër krime të pretenduara lufte dhe gjashtë kundër njerëzimit, ku përfshihen përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të hënën ka dhënë deklaratën hyrëse në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar Alex Whiting pretendoi se Hashim Thaçi, ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.

Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar Alex Whiting pretendoi se Hashim Thaçi, ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.

I pandehuri “Hashim Thaçi ka ardhur disa herë në fshehtësi për të dhënë intervista” në SPO”, ka thënë Whiting në gjykatë, duke shtuar se “ai (Thaçi) ka mohuar shumë për rolin e tij dhe rolin e shtabit të përgjithshëm”. Ëhiting pohoi se Thaçi i kishte thënë PSP-së në një nga intervistat gjatë fazës së hetimit se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk funksionoi deri në nëntor 1998 dhe madje edhe më pas “ekzistonte vetëm në letër”-tha prokruori.

Prokurori më tej ka bërë të ditur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk po gjykohet për krime lufte, por vetëm katër ish-udhëheqësit që janë akuzuar.

Prokuroria po përdor pamjet e deklaratave të viteve 1990, si dhe dokumentet e gjetura në shtëpitë e disa të pandehurve për të treguar ekzistencën e një zinxhiri komandues në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për të vërtetuar se katër të pandehurit ishin përgjegjës dhe për këtë arsye përgjegjës për krimet.

Gjatë deklaratës hyrëse, Prokuroria ka thënë se motivi i kryerjes së këtyre krimeve të pretenduara në aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ishte “për të fituar pushtet në luftë, në Kosovë ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

Prokurori i çështjes Matt Haëling ka folur për organizimin dhe strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke komentuar mënyrën e organizimit të UÇK-së, prokurori sqaroi se Shtabi i Përgjithshëm qysh në vitet e 90-ta kishte autoritet.

Prokuroria po pretendon se qëllimi i të akuzuarve ishte shënjestrimi i kundërshtarëve të UÇK-së, që quheshin “tradhtarë dhe kolaboracionistë”.

Termat tradhtarë dhe kolaboracionistë keqpërdoreshin ose ngatërroheshin. Personat e etiketuar ndaloheshin në mënyrë arbirtrare dhe në shumë raste keqtrajtoheshin në mënyrë të tmerrshme. Katër të akuzuarit keqpërdoruan postin e shtabit të përgjithshëm” – tha Ferdinandusse.

Prokuroria ka pretenduar se janë mbi 400 të ndaluar dhe të paktën 102 të vrarë . sipas ZPS shumë prej tyre ishin mbështëtës të LDK-së ose ata që nuk përkrahnin UÇK –në.

“Shumë ishin mbështetës të LDK-së ose ata që nuk përkrahnin UÇK -në. Para se t’i ndalonin disa prej viktimave, ishin ushtarë të UÇK -së ndërsa të tjerët ishin anëtarë të forcave serbe. Krahas shqiptarëve dhe serbëve tek viktimat ishin romët, malazezët dhe boshnjakët”-ka thënë prokurpri.

Prokurori James Pace, ka deklaruar se persona të ndryshëm janë ndaluar nga ish-krerët e UÇK-së, të cilët pretendohej se ishin bashkëpunëtorë të serbëve.

James Pace tha se Hashim Thaçi e Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë.

“Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentar”-ka shpjeguar ai.

Prokurori më tej tha se të ndaluarit ishin keqtrajtuar pasi u konsideruan si spiunë e simpatizantë të Rugovës.

“Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”- citoi prokurori.