Rahovecasi deklaron në gjykatë se drogën e kishte për konsum

Në gjykimin ndaj Ernest Cenës, i akuzuar për blerje dhe shitje të drogës, sot në gjykatën e Gjakovës u dha fjala përfundimtare.

Prokurori Ramiz Buzhala, kërkoi nga gjykata që i akuzuari Ernest Cena të dënohet sipas ligjit, pasi që i njëjti është edhe recidivist.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Ernest Cena, avokati Myhedin Bekeri tha se aktakuza e Prokurorisë është e pa mbështetur në prova dhe fakte.

Në anën tjetër i akuzuari Ernest Cena, duke premtuar se nuk do të bëjë më vepra të tilla tha se i është kthyer jetës normale dhe se drogën nuk e kishte për shitje.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast do të bëhet javën e ardhshme.

Prokuroria po akuzon Cenën për 546.44 gram marihuanë.

Në seancën e djeshme, i akuzuari Ernest Cena kishte dhënë mbrojtjen e tij.

Gjakovari pretendon se kishte gjysmë kilogrami drogë për konsum

Sipas aktakuzës, Ernest Cenës gjatë kontrollit në jaknen e tij i janë gjetur katër paketime të mbushura me bari dhe një cigare ‘joint’.

Aktakuza shpjegon se  në shtëpinë e tij i janë konfiskuar edhe 15 paketime të mbështjella me folje alumini, dy qese najloni të mbushura me bari një folje alumini dhe një peshore digjitale.

Në seancën e parë, Ernest Cena ishte deklaruar i pafajshëm.

Gjakovari pretendon se kishte gjysmë kilogrami drogë për konsum

I njëjti ka qenë në paraburgim nga 14 mars deri në 7 qershor e më pas nën masën e arrestit shtëpiak.