Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Gjakovari pretendon se kishte gjysmë kilogrami drogë për konsum

Ernest Cena pretendon të mbrohet në akuzat për shitje të mariuhanës duke u arsyetuar që drogën e kapur nga policia e kishte për përdorim personal.

Mbrojtësi i të  akuzuar për shitje dhe posedim të 546 gramëve mariuhanë ka ngritur tezën para gjykatës se droga ishte për konsum personal.

“I mbrojturi im narkotikun e ka pasur për përdorim personal dhe jo për shitje  që po akuzohet nga Prokuroria”- deklaroi avokati Myhedin Bekeri.

Sipas aktakuzës, Ernest Cenës gjatë kontrollit në xhaketën e tij i janë gjetur katër paketime të mbushura me mariuhanë dhe një cigare joint.

Aktakuza shpjegon se  në shtëpinë e tij i janë konfiskuar edhe 15 paketime të mbështjella me folje alumini, dy qese najloni të mbushura me bari  një folje alumini dhe një peshore digjitale.

I njëjti ka qenë në paraburgim nga 14 mars deri në 7 qershor e më pas nën masën e arrestit shtëpiak