Prapa grilave - Ilustrim

Prokuroria jep detaje për oficerin korrektues i arrestuar në Prizren

Një oficer i shërbimit korrektues në Prizren ka përfunduar nën pranga gjatë ditës së djeshme pasi i njëjti dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara për një person të paraburgosur.

Prokuroria ka njoftuar se ndaj tij janë aplikuar masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit ku dhe i dyshuari është arrestuar në flagrancë.

“Pas një hetimi disa mujor në koordinim me Drejtorinë e Hetimit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion – DPP në Prishtinë, duke aplikuar masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, ka arritur të arrestojë në flagrancë personin me inicialet B.R., në cilësi të oficerit korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale marrje e ryshfetit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

I pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme(e mërkurë) ka njoftuar për suspendimin e oficerit të arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Shërbimi Korrektues suspendon oficerin e arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti

.